Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në shërbimin e dializës në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se sipas informacioneve një pacient i identifikuar si Kujtim Mero ka hyrë brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.

Në momentin e ngjarjes ka qenë stafi mjekësor dhe disa pacientë por fatmirësisht pati një ndërhyrje të menjëhershme edhe të forcave të policisë të cilët bënë të mundur ndërhyrjen për të parandaluar një tragjedi.

Mero është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Çfarë thotë policia?

Sot, në spitalin e Korçës, në repartin e dializës, shtetasi K. M., pacient në këtë repart, ka tentuar të hedhë lëndë djegëse (benzinë), në ambientet e brendshme të spitalit.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë dhe e pacientëve të tjerë ka bërë të mundur neutralizimin e këtij shtetasi, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: