Një fëmijë 2 vjeç është aksidentuar me makinë. Ngjarja ndodhi në Ksamil. Ngjarja ndodhi sot në rrugën “Hasan Tahsini”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A.K., 48 vjeç.

Ai akuzohet se me mjetin e tij, në gjendje të dehur, ka aksidentuar të miturin. Ky i fundit mori lëndime në kokë, por pasi u mjekua në spital, u largua drejt banesën.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin: A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili, në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç. I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb