Dy persona janë gjetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër Lezhë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme, ndërsa shkaqet që cuan te ngjarja e rndëë janë ende të paqarta. “BalkanWeb” mëson se viktimat janë shtetasit Preng Simoni dhe Kolë Murrani.

Policia e Lezhës ka shkuar sakaq në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Lezhë/Informacion paraprak

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb