Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë në një përrua në Librazhd. Sipas policisë, u gjet i pajetë shtetasi me inicialet S. H. Ky i fundit ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Librazhd/Informacion paraprak
Më datë 18.02.2026, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: