Një 61-vjeçar raportohet t’i ketë dhënë fund jetës në Maliq. Ngjarja pak minuta më parë në fshatin Vashtëmi të bashkisë së Maliqit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima ka qëlluar veten me çifte.
Po ashtu mësohet se viktimës para 3 muajsh i ka ndërruar jetë bashkëshortja, ndërsa jetonte me të ëmën, ndërsa fëmijët i kishte emigrantë. Mësohet se ka qëlluar veten në dhomë të veçuar para banesës, ndërsa ka qenë nëna e tij që e ka gjetur atë të pajetë.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet, policia në vendngjarje.
