PATOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Patos, ku një djalë 4 vjeç ka rënë në pus dhe për pasojë është mbytur. Ngjarja ndodhi në fshatin Ruxhdije.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se i mituri me inicialet R.K., është mbytur në pusin që familja e tij e përdorte për furnizimin me ujë të pijshëm, i cili ishte 10 metra i thellë.

Pasi u njoftuan për ngjarjen, forcat e zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të fëmijës.

“Sot në datën 29.10.2018, rreth orës 10:20, në fshatin Ruzhdie, Fier, fëmija me iniciale F.K, 4 vjeç, dyshohet se duke luajtur në oborrin e shtëpisë është rrëzuar dhe është mbytur në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: