Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar në rrethana ende të paqarta një sasi detergjenti.
Fatmirësisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 19.12.2025, në fshatin Memëlisht, Pogradec, në banesë, një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar një sasi të vogël detergjenti. Ai u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, sqaron policia.
