Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec. Një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit, ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes “Goricë”.

Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes kanë qenë dy vajza të mitura. Njëra prej tyre është kafshuar nga qeni dhe është tërhequr zvarrë për disa metra, duke pësuar lëndime.

Banorët e lagjes raportojnë se situata me këtë qen ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin.

Burime bëjnë të ditur se pavarësisht ankesave dhe apeleve të përsëritura, poseduesi i qenit, nuk ka marrë masa për të parandaluar rrezikun.

Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: