Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Roskovec, ku një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 06:55, në fshatin Suk 1. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se Florenc Cjapi, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: