Një 40 vjeçar nga Shkupi me iniciale J.M., dyshohet se gjatë ditës së sotme ka vrarë nënën e tij 60-vjeçare dhe gjyshen 80-vjeçare.

Nuk dihen ende motivet e sulmit, teksa autori është arrestuar nga policia.

“Sot rreth orës 14:40 policia nga stacioni policor i Karposhit ka arrestuar M.J. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 i njëjti në banesën në rrugën “Ruzveltova” ka sulmuar me sende të mprehta nënën dhe gjyshen e tij të moshës 60 dhe 80 vjeç, të cilat kanë ndërruar jetë nga plagët e marra” thonë nga MPB për “TV21”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: