Një pasagjer ka humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur pasi një avion i cili po fluturonte nga Londra në Singapor është goditur nga turbulenca të forta.

Lajmi raportohet nga BBC.

Mësohet se avioni kishte në bord 228 perona, prej tyre 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

“Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb