Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tepelenë, ku një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bënçë. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se shtetasi me inicialet T. D., 47 vjeç, është gjetur nga e motra në makinën e tij pranë varrezave të fshatit, ndërsa kishte qëlluar veten me plumb në gojë. Ndërkohë që arma e krimit ishte një kallashnikov, të cilin viktima e kishte ende në duar.

Mësohet se viktima edhe para dy ditësh kishte tentuar të varej, por e kishte gjetur i ati, ndërsa atë ditë kishte edhe një gjyq, pasi ishte dënuar për kalim të paligjshëm kufiri. Po ashtu bëhet e ditur se 47-vjeçari vuante nga diabeti, dhe ishte i pamartuar. Policia po heton për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: