Policia e Tiranës ka nisur procedimin për pronaren dhe drejtuesin teknik të një firme, pas aksidentit që ndodhi në ambientet e kompanisë ku humbi jetën roja i objektit.

Sipas njoftimit të policisë, procedim në gjendje të lirë ka nisur për shtetasit Erilda Dhama, 40 vjeçe dhe Kujtim Koka, 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme.

Policia bën të ditur se ditën e premte, shtetasi Gëzim Gërdeci, 68 vjeç, me detyrë roje në kompani, humbi jetën pas mbylljes së portës hyrëse të objektit e cila e zuri poshtë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb