Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi Sokol Preka, 40 vjeç, i cili punonte si roje i lokalit në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe David Deda, 46 vjeç, me profesion elektricist, kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Si pasojë e incidentit, 40-vjeçari Sokol Prekaka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa 46-vjeçari David Deda ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në incidentin tragjik.
