Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, kur një i mitur vetëm 4-vjeçar ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se vogëlushi është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
