Vetëplagoset me armë gjahu 43-vjeçari në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në fshatin “Babicë e Madhe”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi me inicialet A. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: