Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi në zonën e Prosotsani, ku një çift është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tyre.
Trupat e pajetë i ka gjetur vajza e tyre, e cila kishte shkuar në banesën e prindërve pasi nuk arrinte të komunikonte me ta prej disa orësh.
Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se burri, 65-vjeçar ka vrarë me armë gruan dhe më pas veten, raporton Zougla.
