Në Ambasadën e Kosovës në Paris është promovuar “Antologjia e poezisë kontemporane shqipe” në të cilën marrin pjesë 75 autorë shqiptarë!

Ambasadori i Kosovës u shpreh se ky botim është shumë i rëndësishëm jo vetëm për letërsinë shqipe por edhe për ndërtimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare!

Në mes tjerash ai pohoj se në të ardhmen e afërt pritet të botohen 75 vepra me autorë shqiptarë!

Nicole Barriere-drejtoresha e Sh.B. L’Harmatan shprehu entuziazmin e saj për poezinë shqipe dhe tha që do të jetë e gatshme përherë që t’i jep hapësirë gjeneratë së re për botime në gjuhë të huaja!

Përpjekja ime është që të promovojmë brezin e ri të shkrimtarëve -tha mes tjerash z.Reshat Sahitaj – koordinatori i Antologjisë!

Poetët e përfshirë në këtë Antologji -ata të cilët ishin të pranishëm lexuan krijimet tyre në këtë mbrëmje të mrekullueshme artistike në Paris.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb