Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në një takim me gjeneralët dhe admiralët amerikanë në Quantico të Virxhinias, të martën.
Ky është një takim i rrallë i udhëheqjes ushtarake të vendit në një vend, raporton Washington Post.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth pritet të diskutojë nevojën për të ruajtur një “etos luftëtari” në të gjithë ushtrinë dhe mund të ngrejë çështje të tjera gjatë takimit, i cili pritet të zgjasë rreth një orë, thanë zyrtarët amerikanë për Reuters të premten.
SHBA-të kanë trupa në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vende të largëta si Koreja e Jugut, Japonia dhe në të gjithë Lindjen e Mesme – forca ushtarake të komanduara nga gjeneralë dhe admiralë me dy, tre dhe katër yje.
Në pothuajse çdo fjalim publik që mban, Hegseth flet për “etosin e luftëtarit” dhe nevojën që ushtria amerikane të ketë një mentalitet luftëtari.
