TIRANE
Një talent si David Kryemadhi e takon shumë pak në qarqet e artistëve. Ai pikturon me kafe, në një teknikë që e ka përsosur me kohën.
I diplomuar për arte në Itali, djali nga Durrësi është kthyer në një pikëtakimi për shumë njerëz që kërkojnë të jashtëzakonshmen tek e zakonshmja.
I ftuar në “Vila24”, Kryemadhi dhe prezantuar një pjesë të punëve të tij, ndërsa ka surprizuar moderatoren Brunilda Lahe me një portret të realizuar në studio me kafe.
Gjatë bisedës, Kryemadhi tregon sekretin, lidhjen e tij me kafenë dhe vendin që sipas tij bëhët kafeja më e mirë si edhe çastin kur është “takuar” me këtë ide të pikturuari.
“M’u derdh një ditë kafeja dhe e lashë ashtu, pastaj më erdhi mendimi të pikturoja.”-thotë ai, dhe shton se i fton njerëzit, ulet përballë tyre dhe piktura që u bën, shërben edhe si terapi për ta. Portreti i Brunildës ka përfunduar, dhe duket se ia ka dalë me shumë finesë të paraqesë çdo tipar të saj , edhe përmes kafesë.
