Në një intervistë në “News24” Myslim Murrizi komentoi protestën kombëtare të opozitës. Ai u shpreh disi kritik në qëndrimin e tij pasi theksoi se sipas tij nuk ka nevojë për podium, pasi protesta është revoltë.
“Çdo tubim PD i drejtohet mbështetësve të saj për t’u grumbulluar në shenjë proteste. Por në protestës vijnë dhe ata që ndoshta nuk i ka qejf Berisha. Pra ata që i bashkohen, vijnë në protestë sepse e ndjejnë. Edhe ajo është një protestë që i vlen opozitës”, tha ai.
Gjatë intervistës, Murrizi renditi edhe disa nga arsyet përse pjesëmarrja në revoltat e opozitës nuk ka qenë ajo e pritshme.
Sa për deklaratat për krijimin enjë e një qeverie teknike, Murrizi tha se historia ka treguar se janë krijuar me marrëveshje, ndërsa shtron pyetjen “nëse kanë marrëveshje me Ramën për qeveri teknike?”
“Te kjo protesta e fundit, Rama nuk rrinte dot në Kryeministri sepse me votat e gjysmë të deputetëve të PD u votua për të shkuar në Amerikë. Pra të shiste tangërllik një që drejtohet nga Ergysi…Pra t’i i jep akses me votën tënde që të shkojë atje dhe dy ditë më pas del në protestë. Ashtu siç ishte edhe tallje mënyra se si vepruan me Avokatin e Popullit. Nëse rrokesh në qafë me pushtetit në 2022, bashkon votat me Ramën, bashkon votat për amnistinë, për një Kod Zgjedhor bastard,. 100 deputetë sot në Parlament janë pa votat e qytetarëve dhe sot thua hajde ta rrëzojmë. Pra nuk shkon dhe kjo se zbeh atë pjesëmarrjen e madhe.. Por jo gjithmonë numri tregon rëndësinë e protestës… Këta që thonë do e rrëzojmë duhet t’i pyesim sot, a e rrëzuan apo e çuan të flasë në Izrael me votat e tyre. Unë i them publikisht që të mos bjerë pre e delirantëve që thonë “do rrëzojmë Ramën”. Pra e vërteta mund të duket si e hidhur në fillim, por është shumë më e ëmbël kur nuk mashtron. Edhe kur i dëgjoj për qeveri teknike, kam thënë se qeveritë teknike janë realizuar me marrëveshje. Pra jeni në marrëveshje me Ramën për qeveri teknike?”, tha ai.
