Një makinë e djegur është gjetur rreth dy kilometra larg vendit ku ka ndodhur një vrasje në Prishtinë. Ngjarja ndodhi afër Lagjes së Spitalit.

Ndonëse zjarrfikësja mbërriti në kohë në vendngjarje, BMW-ja u shkrumbua.
Sipas Policisë, ngjarja ka dyshime se lidhet me vrasjen që ndodhi dje në kryeqytetin e Kosovës.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”, ka njoftuar Agron Borovci.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: