Për të tretin vit radhazi, Juve “lan duart” me Champions që në fazën e 1/8. Ky eliminim nuk është pritur mirë në Itali pasi “Zonja e Vjetër” ishte ekipi i fundit italian që kishte mbetur në lojë.
“Tani e shohim nga TV”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë, titull i shoqëruar me foton e Vlahovic. Në të njëjtën linjë është edhe La Gazzetta dello Sport, Italia fshihet nga Champions.
“Zero Juve”, shkruan Tuttosport duke theksuar se ekipi i Allegrit thjesht qarkullojë topin.
Sigurisht atmosfera në Spanjë është ndryshe, të gjithë festojnë për këtë fitore historike të Villareal.
(BalkaNWeb)
