Tashmë është përfolur shumë gafa e Steve Harveyt në finalen e ‘Miss Universe 2015’, ku dhe e shpalli fituese bukuroshen nga Kolumbia, Ariadna Gutierrez dhe më pas asaj iu mor kurora, pasi fituese e vërtetë kishte qenë Miss-i nga Filipinet.
Por pavarësisht zhgënjimit me kurorrën, bukuroshja ka marrë një ofertë tepër ‘ngushëlluese’. Sipas ‘The Sun’, 21-vjeçares i është ofruar një shumë e majme parash për të bërë një xhirim pornografik.
Pas kësaj oferte qëndron njeriu i njëjtë që bleu të drejtat për publikimin e videos pornografike të Kim Kardashian, video që e bëri të famshme showgirl-in.
Kreu i produksionit ‘Vivid Entertainment’, Steve Hirsch, dëshiron “t’ia shërojë plagët’ Ariadnas duke i ofruar një milion dollarë.
Në letrën drejtuar asaj, Hirsch ka thënë se kolumbiania do të ketë të drejtë t’i zgjedhë partnerët, llojin e seksit që do të bëjë dhe numrin e filmave në të cilët dëshiron të luajë.
Ai madje ia ka ofruar ‘Miss Kolumbisë’ edhe një kurorë speciale nga ai, e cila sipas tij, do të jetë më e madhe dhe më e mirë se ajo që ia morën në spektakël.
(d.b/BalkanWeb)
