TIRANE

Kjo e shtunë do të jetë e veçantë për të gjithë artdashësit dhe të apasionuarit pas traditës. Në zemër të Tiranës tek Pazari i Ri, do të organizohet një event i veçantë për të promovuar vallet tradicionale dhe artizanatin e rinj.

Aktiviteti, i titulluar “Youth Folk&Artisan”, synon të sjellë në vëmendje talentet e të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e kulturës së vendit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë paraqitjet e ansambleve të rinj dhe të njihen me punën e artizanëve të talentuar.

Eventi, i cili organizohet falë mbështetjes së Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të nisë nesër në orën 17:30, dhe është hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen në këtë festë të kulturës dhe artizanatit. Aktivitet nga bashkia me valle dhe veshje tradicionale. Pjesëmarrja është falas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: