TIRANE- Gazetari Arian Çani teksa komentoi ngjarjet që ndodhën sot në Kuvend, ku votimi i kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku, solli incidente në sallë, theksoi se opozita nuk e kishte ideuar mirë protestën. I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në ‘News24’ Çani u ndal gjerësisht tek një nga incidentet në sallë, ku deputeti Bujar Çela shtyu ligjvënësen e LSI-së Kejdi Mehmetaj, pasi kjo e fundit tentoi t’i merrte kartën e votimit, shkruan ‘BalkanWeb’.
DEBATI
Arian Cani: Për mua po ta shohim, se varet si e shohim të gjithë. Kosova nuk është aq larg, ishte një deja vu, një lloj imitimit. Për nga pikëpamja e protestës, opozita nuk ishte menduar aq shumë, nuk ishte ideuese dhe tymi ishte bio, kishte erë të mirë. Më erdhi pak keq për doktorin, nëse mund t’i vëmë pamjet. Për moshën që ka, se ai është i fortë, dhe të vinte keq për çdo njeri. U shty nga turma. Ai nuk duhet të ishte aty. Duhet ta kishte evituar ai. Kur e shikon që shtyhet ashtu. Po të ishte Servet Pëllumi ok. Por për nga statusi ai s’duhet të ishte aty. Ulsi Manja (Bujar Çela) bëri një veprim të dhunshëm, shtyhu një femër. Ishte shumë e rëndë. Ajo nuk është se bëri ndonjë gjë. Ajo donte t’i merrte kartën, ai e shtyu. Tjetra nuk shtyhet ashtu. S’ke të drejtë ta prekësh me dorë. Një femër nëse vjen me një gotë me ujë këtu, ça duhet të bëjë unë, ta godas.
Fatos Klosi: Po ca t’i bëjë? Ta puth?
Arian Çani: Video ishte shumë e rëndë. Se i ramë në qafë Ulsiut, qenka Bujari. Politikisht, mendimi është ky; nëse gjithë kjo rrëmujë rrëmujë u bë kot, kjo zonja duhet të mbyll shumë dosje, siç është ajo e Saimir Tahirit. Ajo duhet të më hiqte qafe të gjitha dosjet. Ajo duhet ta bëjë. Nëse kjo sot është bërë kot, atëherë politika tek ne është strile. Për ça i duhej Ramës dhe Lu që të votonte atë.
Ervis Iliazaj: Të ikte Llalla.
Arian Cani: Llalla ska bërë asgjë për reformën, s’ka pasur asgjë në dorë. Çfarë kishte Llalla në dorë, që Donald Lut ë ‘pastrohej’ nga ai vend? Këtu e kam fjalën për KLP-në, që duhej të hiqej tani?
Ervis Iliazaj: Shumë nene të reformës në drejtësi janë çuar në Kushtetuese. 6 anëtarë të KLP vijnë nga prokuroria dhe sigurisht një kryeprokuror.
(ed.me/BalkanWeb)
