Policia e Tiranës ka arrestuar një 16-vjeçar pasi ka plagosur me thikë xhaxhanë e tij.
Burime bëjnë me dije se shkak i plagosjes ka qënë për shkak se xhaxhai kishte kapur nipin duke konsumuar hashash.
Mësohet se xhaxhai, i cili mbeti i plagosur nga nipi, i kishte treguar vëllait të tij për problematikën, pas kësaj i mituri ka marrë thikën dhe ka qëlluar dy herë xhaxhanë e tij.
Raportohet se xhaxhai ka marrë plagë të rënda.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb