Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit.

Viktor Agolli ka rrëfyer se kur u arrestua, Nano u thirr fillimisht për t’u pyetur nga prokuroria dhe më pas u prangos.

“Nano mori një turne ë të gjithë jugun e të nesërmen u kthye në Tiranë ku më pas shkuam në të gjithë veriun. Kur u kthyem në Tiranë, ishe qershor, bëri një takim me strukturat e PS dhe në orën 12:00 e thirri prokuroria, dhe e arrestuan. Është arrestim flagrant, s’është asgjë arrestimi i Metës dhe Veliajt. E thirrën për ta pyetur dhe e arrestuan.
Nano ishte përgatitur që një ditë do të arrestohej nga klanet, bënte çdo ditë stërvitje në shtëpi që të përballonte burgun”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb