Nga Franca vijnë akuza të forta drejt organizatorëve të lojërave olimpike “Rio 2016”. Është e përditshmja “Le Mond” që pretendon që një biznesmen brazilian, i quajtur Arthur Cesat De Menezes Soares Filho, ka paguar një shumë prej 1,5 milionë dollarësh te Papa Diack, djali i ish-presidentit të IAAF-it (federata ndërkombëtare e atletikës), Lamine Diack. “Le Mond” nuk ndalet këtu por pretendon se në këto afera është i përfshirë edhe sprintieri Frankie Fredericks, anëtar i IOC-it (komiteti ndërkombëtar olimpik) prej vitit të kaluar.

Në periudhën që është caktuar fituesi ai ka qenë në krye të delegacionit që vlerësonte qytetet kandidate. “Edhe Fredericks është tunduar nga ryshfeti, pasi janë verifikuar lëvizje të mëdha shumash financiare në llogaritë e tij”, shkruan “Le Monde”, që shton se ai ka marrë rreth 300 mijë dollarë ryshfet. Tashmë ekziston frika që kjo situatë të përsëritet edhe këtë vit, kur përcaktohet qyteti fitues i Olimpiadës 2024, ku në garë janë Los Anxhelos dhe Parisi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb