Enkeleda Havari, një protestuese nga diaspora, e cila punon si pedagoge në një vend të Europës, ka deklaruar në podiumin para Kryeministrisë se i vetmi kanal që iu dha mundësi diasporës të ndiqte Live protestën ishte “News24”.
“Bëtë që kjo protestë dhe manifestim të bëhet trend në rrjetet sociale.
Pati vetëm një kanal televiziv që na dha mundësinë të gjithëve në diasporë t’ju ndjekim LIVE dhe ju e dini kush është”, tha ajo.
Në këtë moment dëgjohet një qytetar i cili bërtet: News24.
Televizioni News24, BalkanWeb, Panorama Online dhe Gazeta Shqiptare, kanë qenë të vetmet media që e kanë ndjekur protestën që nga nisja me rigorozitet, ndërsa News24 ka qenë i vetmi televizion që e ka transmetuar live.

