Protesta e 27-të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga një qytetar nga Tropoja, i cili u prezantua si nipi i komandantit të UÇK-së, Tahir Sinani.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Taulant Balla se, sipas tij, “e kanë vrarë për herë të dytë” Tahir Sinanin, ndërsa bëri të ditur se kishte vendosur të largohej nga Partia Socialiste.

“Vij nga Tropoja. Jam nipi i Tahir Sinanit, komandant i luftës në Kosovë. Sot Balla dhe Rama e kanë vrarë për herë të dytë Tahir Sinanin. Turp!

Dua t’u them të gjithëve që deri dje isha një anëtar i Partisë Socialiste, por që nga dita e djeshme, as unë, as familja ime dhe as miqtë e mi nuk jemi më. Mos na u afroni në zonën tonë.

Një fjalë për Ramush Haradinajn: Jam djali i baçit Agron, ke ngrënë bukë në shtëpinë time, mos pështy në pjatën ku ke ngrënë.

Nesër edhe më shumë. Dorëheqje!”, u shpreh ai gjatë fjalës së mbajtur në protestë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb