Chelsea ka kontaktuar trajnerin Julian Nagelsmann por propozimi për një bashkëpunim të mundshëm është refuzuar. Kjo është ajo që ka thënë agjenti i teknikut Nagelsmann, Volker Struth, i cili bzbukoi edhe disa drtaje të pa publikuara më parë.

“Mund të konfirmoj se Chelsea ishte i shpejtë për të thirrur Nagelsmann pas largimit nga Bayern Munich. Pati disa biseda telefonike. Ishte vendimi i duhur përtë mos shkuar atje. Është një klub në ujëra të trazuara për momentin.

Dhe politika e tyre e transferimeve, duke shpenzuar qindra miliona euro, ka rritur pritshmëritë që duhen përmbushur. Kishte edhe disa çështje të tjera. Nagelsmann ishte zgjedhja e tyre numë një, ky ishte informacioni ynë, besoj se do të kishte ndodhur nëse do ta kishte dashur” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: