SARANDE- Një roje i puseve të naftës në Delvinë ka humbur jetën, pasi e ka zënë korenti. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima, Fitim Pashka, 36 vjeç, nga Rustani, e zuri korenti gjatë kohës që ishte duke rregulluar një prizë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb