Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet kur një 40-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në vendin e punës.

Raportohet se 40-vjeçari me iniciale V. L. i cili punonte si puëntor në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën 5 Maji ka ndërruar jetë pasi disa materiale inertesh kanë rënë dhe e kanë zënë poshtë këtë të fundit.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2022, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: