Reece James është kapiteni i ri i Chelseat. Lajmi është dhënë nga klubi i Bluve të Londrës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ky vendim, i publikuar sot, vjen pas largimit të Azpilicuetës.

James ka luajtur 16 ndeshje në sezonin e fundit. Mbrojtësi ka luajtur më parë për të rinjtë e Chelseat, ndërsa ka kontribuar edhe për Wigan.

Chelsea synon që të rikthehet te rezultatet pozitive në sezonin e ri futbollistik që po afron. Viti i kaluar nuk ishte më i miri i mundshëm, pasi skuadra u rendit në mesin e tabelës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: