TIRANE – 2017 do të mbahet mend padyshim si viti i dasmave, por së fundmi edhe propozimet për martesë nuk mbeten pas. Këto në qendër të mediave rozë ka qenë propozimi për martesë i Adelina Tahirit, në Vjenë dhe një unazë me një gur të madh diamante, por një tjetër këngëtare do martohet së shpejti.

Ajo është Afërdita Dreshaj, e cila nëpërmjet një fotoje në Instagram na tregoi se kishte marrë një propozim në ëndrra. “Ishte si një ëndërr. Unë thashë po”, ka shkruar Afërdita bashkangjitur fotos.

Afërdita Dreshaj po zhvillon karrierën e saj mes SHBA dhe Shqipërisë dhe është në një lidhje prej disa kohësh me hokeistin çek, Jakub Kindl. Kur do të jetë dasma? Këtë nuk e dimë ende.

(BalkanWeb)
