Analisti Mentor Kikia, i ftuar në studion e News24, u shpreh se risia e protestës së opozitës mbrëmjen e sotme, është përpjekja e Berishës për të përbashkuar opozitën.

Kikia tha se Berisha ishte i përulur në thirrjen e tij, duke thkesuar se partitë mund të bashkohen pa humbur identitetin.

Mentor Kikia: Protesta ka dy pjesë, dimensioni politik dhe konfrontimi. E vetmja gjë që mund të diferenconte fjalimin e sotëm, ishte përpjekja për të përbashkuar elementin opozitarist të spektrit politik në kushtet kur dështoi tryeza e thirrur nga Berisha.

Risia e kësaj proteste ishte thirrja e Berishës për bashkim me partitë e vogla opozitare.

Në kushtet kur tratativa është “Shqipëria Bëhet” me të cilën ende nuk është arritur, Berisha u tregua i përulur duke treguar se dikur u bashkuan amerikanët dhe sovjetikët kundër Hitlerit, dhe partitë mund të bashkohen pa humbur identitetin.

Ai u përpoq t’i sqarojë partitë e vogla për koalicionin.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb