Të njëjtin problem mesa duket ka pasur edhe në “Big Brother Albania”. Edicioni i sivjetshëm i “Big Brother Albania”, veç fituesit ka shpërblyer edhe të gjithë finalistët e kësaj loje me nga 10 mijë euro. Por finalistët janë ankuar se ende nuk kanë marrë asnjë lek nga paratë e premtuara.
Fabiani, njëri prej finalistëve, në një intervistë ka rrëfyer se ende s’e ka marrë çmimin e fituar dhe asnjë nuk ka denjuar t’i telefonojë për t’i dhënë shpjegime. Megjithatë, javën që lamë pas ish-banorët janë shprehur optimistë, duke thënë se para e premtuara do t’i marrin në fillim të shtatorit.
(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
