Protestuesit, të bashkuar me një numër të madh bashkatdhetarësh të ardhur nga diaspora, i janë afruar godinës së Kryeministrisë pas marshimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Gjatë mbërritjes pranë godinës së qeverisë, tubuesit kanë vijuar me thirrje të forta drejtuar efektivëve të policisë që ndodhen rreth institucionit: “Polici këtu na ke, shiko krimin e jo ne!”
Njëkohësisht, nga turma e mbledhur në shesh dëgjohen edhe thirrje të tjera të njëpasnjëshme drejtuar kreut të ekzekutivit: “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën!”
