KOSOVE – Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, që pritet të zhvillohet të hënën më 23 mars në Tiranë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vendosur që delegacioni qeveritar i Kosovës të shkojë në Shqipëri me autobusë. Një udhëtim të tillë do ta bëjë edhe vetë kryeministri Mustafa.

Express mësoi se Mustafa do të shkojë në Shqipëri me autobus dhe jo me veturë si është raportuar me herët.Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, pritet nënshkrimi i rreth 10 marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: