TIRANE-Gjatë ditës së sotme qarkulluan disa lajme se shkritmati i njohur Ismail Kadare ishte shtruar në spital në Paris, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Njoftimi u bë fillimisht nga shkrimtari Arti Lushi përmes një postimi në Facebook, të cilin e fshiu më vonë.
Por duket se shkrimtari i madh fatmirësisht gëzon shëndet të mirë dhe këtë e konfirmon edhe gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në Facebook.
Postimi i gazetares Beti Njuma.
Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë fake news duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë dhe një porosi për kolegët që nxituan të botojnë “lajmin”: verifikoni pastaj publikoni!
Ja! Edhe Ismaili vetë shqeu sytë ??
(BalkanWeb)