Gjatë prezantimit të kandidatëve të PS për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama foli edhe për perspektivën evropiane të vendit.
Ai përdori këtë moment për të krahasuar qeverisjen aktuale me qëndrimin e opozitës për integrimin në BE, duke thënë se “edhe këneta flet për BE-në”, por “bufi e ka damkën në lule të ballit”, duke iu referuar Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berishës.
Rama shtoi se në krahasim me Berishën, ai i ka të hapura dyert e komunikimit, të cilat sipas tij kryedemokrati nuk i ka, duke iu referuar “non gratës” së vendosur ndaj tij vite më parë nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Edhe këneta kështu thotë, do shkojmë në BE, etj. Pa hyrë në problematikat e bufit, se ai ka të vetat. S’po hyjmë aty. Bufi e ka damkën në lule të ballit. Nuk e di se si mund ta imagjinojë dikush që do ketë të hapura dyert e komunikimit siç i kam unë me shumicën tonë qeverisëse. Por nuk po hyjmë aty”, u shpreh Rama.
