Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Log” në News24 të moderuar nga Endri Xhafo, u shpreh se çdo arritje, qoftë kjo edhe në politikë, vjen përmes punës.

Sipas Shehajt, “Mundësia” ka një program afatgjatë dhe nuk do të bëhet patericë e askujt në parlamentin e ardhshëm, kur kandidatët e kësaj force do të jenë realisht zëri i qytetarëve

“Mendoj se çdo arritje vjen përmes punës, edhe në politikë. Nëse mesazhi shkon te votuesi, do korrësh rezultat, unë u jam mirënjohës atyre që na mbështesim. Në fillim ishim një grup i vogël, por tani jemi rritur shumë, pa bërë pazare dhe jo duke zgjedhur rrugën e shkurtër.

Nëse do të kishim vendosur të zgjidhnim njerëz të tjerë, si në rastin e Zotit Malaj, nuk do jepnim mesazhin e duhur. Ne kemi mbështetësit tanë. Ju jap një shembull, ka ardhur një zonjë e re nga Londra me djalin e vogël dhe bën fushatë për ne. Janë disa të rinj, nga Kanadaja një shembull tjetër, por nuk po përmend emra. Ne kemi një vizion afatgjatë, nuk bëhemi patericë e askujt” – është shprehur Shehaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb