VJENË– Një kartolinë Krishtlindjesh ka arritur në destinacionin e saj, në fshatin zvicerian Illgau, pas 50 vitesh pasi ishte postuar vetëm 13 kilometra larg, u shpreh sot djali i marrësit të vdekur.
”Kartolina ishte dërguar më 16 dhjetor të vitit 1965, nga një fermer i luginës në fshatin Ibach për një fermer tjetër”, i tha i biri agjencisë zvicerane të lajmeve, SDA.
Një zëdhënës i Postës Zvicerane tha se “ishte e paqartë se pse i janë dashur dekada për të arritur në një distancë të shkurtër, në Zvicrën Qendrore”.
”Kartolina mund të ketë rënë nën ose pas një pjese mobiljeje, në një zyrë postare”, deklaroi ai.
Posta ka mbërritur të hënën së bashku me një faturë për një takse postare shtesë prej 0,90 frangash zvicerane sepse vula origjinale 0,10 franga është e pamjaftueshme, sipas normave aktuale.
“Ndoshta edhe unë do të pres 50 vjet para se ta paguaj atë,” u citua djali i fermerit.
(ma.ar/BalkanWeb)
