Donald Trump po fillon gjithashtu një luftë tregtare me Bashkimin Evropian, duke njoftuar të mërkurën se do të vendosë tarifa 25% për produktet nga Evropa.

Ato do të mbulojnë të gjitha produktet nga Unioni, ku presidenti i referohet industrisë së automobilave.

“Tarifat në përgjithësi do të kenë të bëjnë me makinat dhe gjëra të tjera.” tha Trump

Ai madje shpjegoi, në mënyrën e tij të shkëlqyeshme, pse ekziston BE-ja.

“Ajo u krijua për të prishur SHBA-në dhe ata bënë një punë të mirë.” theksoi presidenti amerikan

Kur u pyet për mundësinë që evropianët të përgjigjen, Trump raportoi se BE nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me të.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: