Genc Pollo ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të krijuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm në ambientet e News24.
Policia që nga ora 06:00 ka nxjerrë nga godina punonjësit e medias dhe gazetarët, duke ndërprerë edhe emergjinë elektrike, që ka ndërprerë edhe transmetimin e televizionit më të rëndësishêm informativ në vend.
Në një reagim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se ky është edhe një hap tjetër i regjimit, ndërsa dalja nga përgjumja shoqërore është domosdoshmëri!

