Norvegjia është e gatshme të vendosë kontrolle kufitare nëse numri i azilkërkuesve që hyjnë në këtë vend rritet, ka thënë ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë Publike, Anders Anundsen.
“Po vlerësojmë masa të ndryshme. Rritja e kontrollit në kufi është njëra nga gjërat që po konsiderojmë”, ka thënë Anundsen, raporton Reuters.
“Varet nga numri i të arriturve. Nëse numri i tyre rritet në mënyrë të konsiderueshme ose besojmë se nuk kemi siguri të mjaftueshme të kufijve, atëherë do të vendosim kontrolle”, ka thënë Anundsen.
(d.b/BalkanWeb)
