Jola Hysaj, anëtare e Kryesisë së PD, kandidate në zgjedhjet e fundit të 11 Majit, e ftuar në Log. në News24 për të folur rreth temës “Furtunë në PD pas pushimeve?”, u shpreh se do të pritet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR pikërisht për atë që PD e quan fasadë elektorale, sepse është e pamundur të quhen zgjedhje.
Sipas Hysajt, edhe PD ka bërë gabime jo vetëm në këto zgjedhje, por gjatë gjithë këtyre 34 viteve, por nga ana tjetër, një analizë e thellë do të çojë në një vendim të Kryesisë së PD, meqë ka qenë ndërmjet dy kuvendeve, delegohet Këshilli Kombëtar për vendime të mëtejshme, qofshin për riorganizim, qofshin për ato për ndryshime përkatëse.
Jola Hysaj: “Aktualisht që flasim PD me në krye zotin Berisha ka marrë përsipër të evidentojë dhe të faktojë ato që janë provat e farsës elektorale, që do të thotë se ne dita-ditës faktojmë atë maskaradë që është bërë në zgjedhjet e fundit. Ajo çka do të ndodhë, e thënë edhe nga vetë Berisha, është një analizë e thellë brenda PD-së, e cila do të vijë hap pas hapi, por më e rëndësishme që ne kemi aktualisht është pikërisht evidentimi i provave, pritja e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR pikërisht për atë që ne e quajmë fasadë elektorale, sepse është e pamundur të quhen zgjedhje.
Ne kemi bërë gabimet tona jo vetëm në këto zgjedhje, por gjatë gjithë këtyre 34 viteve. Nga ana tjetër, kjo analizë e thellë që ne duam të bëjmë, do të çojë në një vendim të Kryesisë së PD, meqë kemi qenë ndërmjet dy kuvendeve, delegohet Këshilli Kombëtar për vendime të mëtejshme, qofshin për riorganizim, qofshin për ato për ndryshime përkatëse. Menjëherë do të ndodhi pas përfundimit të provave të farsës elektorale, pas pritjes përfundmitare të OSBE/ODIHR. Normalisht ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, por do t’i shkojmë të vërtetës deri në fund.”
(BalkanWeb)
