Presidenti Barack Obama, disi i frikësuar nga mënyra se si Trump do të udhëheqë vendin, u shpreh i vendosur për vazhdimin e presionit ndaj Rusisë.

Në takimin me disa prej liderëve të Bashkimit Europian, Presidenti i SHBA-së riafirmoi vendosmërinë e tyre për unitetin e NATO-s dhe sanksionet ndaj Rusisë për krizën ukrainase.

Gjatë takimit të zhvilluar në Berlin, ata gjithashtu kritikuar sulmet ajrore ruse në Siri.
Ky ishte samiti i parë i bërë që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale.

Në dallim nga Presidenti akoma në detyrë, Obama, i sapozgjedhuri Trump kritikoi NATO-n dhe shpresonte për marrëdhënie më të ngrohta me Putin.

Në kryeqytetin gjerman, Obama, që bëri turin e lamtumirës së vizitave në Europë, u takua me kancelaren Angela Merkel, kryeministren britanike Theresa May, presidentin francez Francois Hollande, kryeministrin italian Matteo Renzi dhe kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy.
(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: