Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot tentativën e 50 për konstituimin e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Afatit të caktuar me aktgjykim të Kushtetueses, i kanë mbetur edhe një javë kohë. Njohës së proceseve juridike e politike po paralajmërojnë një krizë të re.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë në dispozicion edhe tri tentime, për ta konstituar legjislaturën e re, sipas afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Më 26 qershor, Kushtetuesja vendosi që Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati 30-ditor.

Ndërkohë që ky aktgjykim, nuk ka paraparë se si duhet të veprohet tutje, në rast se deputetët sërish dështojnë të konstituojnë Kuvendin edhe pas këtij afati, avokati Valdet Hoxha thotë se mund të krijohet krizë e re.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb